Më e papritura e këtyre tri javëve të para të kampionatit është sigurisht e lidhur me (zero) golat e Lristiano Ronaldos me Juventusin.
Portugezi ende nuk ka arritur të zhbllokohet me fanellën “bardhezi”, të cilën e përqafoi kësaj vere në këmbim të asaj të Real Madridit, me të cilën fitoi gjithçka.
Kjo thatësirë që ka shqetësuar disi “Zonjën e Vjetër”, është bërë objekt i përditshëm i medias sportive italiane, pavarësisht se lojtari në fjalë tërheq më shumë se çdokush tjetër drejt shënimit.
Janë 23 goditje drejt portave kundërshtare në këtë fillimkampionati të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, pothuajse një gjë e rrallë për të, pa gjetur dot golin.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, shtatori është muaji më pjellor për kampionin luzitan, sa i përket finalizimit. Gjatë nëntë viteve që ka milituar te Real Madridi, në këtë muaj, ai arriti të shënonte në 57 raste, më shumë se një gol për lojë.
Pastaj vjen muaji prill (55), mars (54) dhe maji (51), ashtu si ka qenë tejet vendimtar në Ligën e Kampionëve, objektivi kryesor i deklaruar i Juventusit në sezonin e ri.