Përfaqësuesja A e femrave të Kosovës në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër përfaqësueses së Maqedonisë shënoi fitore 0:2, njofton “infOSport.mk”.
Vashat kosovare ishin më të mira se ato maqedonase gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa që të dy golat i shënuan vetëm në pjesën e dytë, kur fillimisht Besjana Reçica në minutën e 73-të shënoi golin e parë në rrjetën e Pançurova, ndërsa 4 minuta para fundit të takimit Leonora Ejupi realizoi edhe golin e dytë, që njëherit ishte edhe goli përfundimtarë i këtij takimi miqësorë të zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.
Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve e zhvilluar ditën e fundit të muajit gusht ishte mbyllur me barazim pa gola, edhe pse në atë ndeshje vashat kosovare ishin shumë afër fitores, kur në tre raste kishin qëlluar shtyllën.
FORMACIONET: |
MAQEDONIA: Pançurova, Velevska (Panensaka), Kolevska, YLLZA MAKSUTI, Markovska (Bogleva), Jakovska (Mitreska), Çubrinoska, Trajkovska (Stojkovska), Angelovska, HAVA MUSTAFA (Belistojanovska) dhe Nikolovska. |
KOSOVA: Kolegeci, F. Shala, Reçica (Ejupi), Uka (Tahiri), Biçkaj, B. Shala, A. Thaqi (Bajra), Limani, Kryeziu, Syla (Trnava) dhe V. Berisha. |