Maqedonia është gati për të nisur pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve. Ekipi përfaqësues sot është nisur drejt Spanjës, ndërsa kompletimi i ekspeditës është paraparë të bëhet në qytetin e Malaga-s ku do të arrijnë disa reprezentues të cilët kishin angazhime me klubet e tyre të dielën.
Prej aty ekspedita udhëton drejt Gjibraltarit ku më 6 shtator zhvillohet ndeshja e parë e garës së re të UEFA-së, Liga e Kombeve.