Mesfushori i deritanishëm i Mançester Sitit, Jaja Ture ka nënshkruar kontratë me Olimpijakosin grek. Gjatë ditës së sotme mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte në Athinë ku firmosi kontratën me kampionët e Greqisë.
35-vjeçari Jaja Ture para disa ditëve kishte kaluar vizitat mjekësore në Londër.
Është kjo hera e dytë që Jaja Ture do të luaj me Olimpijakosin, pas atij sezoni 2005/2006, ndërsa me Olimijakosin mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të luaj në Liga Europa, bashkë edhe me Milanin.