Shkodran Mustafi ka kaluar në epërsi Arsenalin, skuadër kjo që në këto momente është duke zhvilluar ndeshjen e javës së katërt në transfertë kundër ekipit të Kardifit, njofton “infOSport.mk”.
Granit Xhaka mjaft mirë ekzekutoi goditjen e tretë nga këndi, ndërsa edhe më mirë reagoi futbollisti gostivaras, i cili me një goditje të fuqishme me kokë shënoi një super gol për epërsinë e “topçinjëve”.