Shkodran Mustafi paralajmëroi, ndërsa dyshja sulmuese Obamejang – Lakazete vetëm vërtetoi fitoren e Arsenalit në përballjen e javës së katërt ndaj Kardifit në transfertë me reuzltatin 2:3, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo fitorja e dytë me rradhë për “topçinjtë”, të cilët në takimin e sotshëm gjithnjë ishin në epërsi, mirëpo një mborjtje jo edhe aq e sigurtë bëri që ata deri në fund të mos e kenë të sigurtë fitoren.
Mustafi në minutën e 11-të shënoi një super gol me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum harkimin nga rivënia e këndit e shqiptarit tjetër të Arsenalit, Granit Xhaka. Vendasit barazuan ka fundi i pjesës së parë përmes Kamarasa, ndërsa gjatë pjesës së dytë një super kombinim mes dyshes seulmuese Lakazet-Obamejang, bëri që ky i fundit të shënojë për 2:1. Kardifi sërish barazoi shifrat, kësaj rradhe falë golit të Uord, që shënoi për 2:2, ndërsa Lakazet i dha goditjen e fundit skuadrës vendase, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Kardifi 2, Shkëndija 3.