Java e tretë në Ligën e Dytë – Perëndim do të kalojë nën hijen e derbit lokal të Gostivarit, midis ekipit të Genç Kalemler dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi në këtë ndeshje futet si lider, pasi në dy ndeshjet e para ishte i pagabueshëm, duke mundur Korabin 0:2 në transfertë dhe Skopjen në terren vendas me rezultatin minimal 1:0. Në anën tjetër Genç Kalemler në këtë ndeshje futet me shumë vetëbesim, pas asaj fitore të madhe ndaj Pelisterit në Manastir (1:4), ndërsa rikujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar para publikut vendas e mbylli me barazimin 1:1.
Vendasit paralajmërojnë një spektakël në këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit, ku pritet një numër i madh shikuesish, duke pasur parasysh se ky është derbi i parë lokal në historinë e qytetit të Gostivarit, që dy skuadra mes tyre do të takohen në Ligën e Dytë.
Korabi pas disfatës 0:2 ndaj Gostivarit, do të mundohet që ti gëzojë për herë të parë në kamionat tifozët e saj, sot në përballjen ndaj Vëllazërimit, që në dy ndeshjet e para ka pësuar po aq disfata.
Goblen Junior në Kumanovë do të tentojë të shkëputë pikë edhe ndaj Pelisterit, që ndodhet në një krizë totale, ndërsa Struga Trim Lum shihet si favorit përballë Teteksit.
Fitoren e parë në sezonin e ri kërkon edhe Skopje, që në lagjen e Autokomandës do të mirëpret Labunishtin.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 16:15.
LDFM – Perëndim, Java III |
||
Korabi | 16:15h | Vëllazërimi |
Skopje | 16:15h | Labunishta |
Genç Kalemler | 16:15h | Gostivari |
Goblen Junior | 16:15h | Pelisteri |
Struga Trim & Lum | 16:15h | Teteksi |