LDFM – Lindje, sot në program tre ndeshje

Sot në kuadër të Ligës së Dytë – Lindje në program janë vetëm tre ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Borecit që shihet si një ndër skuadrat pretendente për të siguruar një vend në elitën e futbollit vendor, sot do të jetë mysafir i Partizan Obrshanit. Trajneri Gorazd Mihajllov edhe në këtë ndeshje pritet që në formacionin e parë të inkuadrojë dyshen shqiptare, Mustafa dhe Kallaba, të cilët në dy xhirot e para luajtën gjatë tërë 90-të minutave.

Detonit Junior do të mirëpret Plaçkovicën, ndërsa në Kavadar zhvillohet derbi i anës së Tikveshit, midis vendasve të Tikvesh dhe Vardar Negotinës.

Këto ndeshje çdo herë kanë dhuruar spektakël në tribuna, ashtu që edhe sot pritet një atmosferë e bukur, ku shpresojmë të ketë gola.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Bregallnica mundi ekipine  Kit Go në Pehçevë, teksa Sasa dhe Kozhuvi i Emir Skenderit i ndanë pikët, duke luajtur baraz 1:1.

LDFM – Lindje, Java III

Detonit Junior 16:15h Plaçkovica
Partizan Obrshani 16:15h Boreci
Tikveshi 16:15h Vardar Negotino
E shtunë  
Kit Go 1:2 Bregallnica
Sasa 1:1

Kozhuvi

Leave a Reply