Në eventin “DUEL NË THEMEL-rikthimi” do te tregojne vlerat e tyre sportive boksier dhe kikboksier nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Kroacia dhe Gjermania.
Dy duelet kryesore të 8 shtatorit do të jenë, Gjetan Keta – Sllagjan Janjanin si dhe dueli në kikboks Ferit Keta me turkun Fatih Mehmet Karakus i cili 2 herë është shpallur kampion i botës.
Gjithashtu një tjetër duel interesant është edhe ai i boksieres gjermane Cheyenne Charlotte Hanson, e cila i është bashkuar ekipit të Keta-s në Gjermani, ndërsa në këtë event do të ndeshet me boksieren nga Serbia, Branka Arambashiç.
Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shume shqiptarë të tjerë nga Diaspora. Sipas organizatorëve për të gjithë ato të cilët dëshirojnë të ndjekin këtë spektakël të madh sportiv, çmimi do të jetë modest, vetëm 10 euro, ndërsa VIP biletat do të shiten nga 20 euro.