Derbi lokal i Gostivarit i ka takuar skuadrës së Genç Kalemler, që në fund shënoi fitore 3:2 përballë Gostivarit të Mensur Jakupit, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo përballja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Dytë, në të cilën ekipi vendas kushtimisht thënë fitoren e paralajmëroi që në pjesën e parë, kur kishte epërsi 3:1. Fitoren e parë në sezonin e ri e regjistroi edhe Vëllazërimi i Kërçovës, që si mysafir mundi Korabin me rezultatin 2:4, teksa Struga Trim Lum falë golit të shënuar nga Flamur Tairi nga pika e bardhë në minutën e 30-të mundi Teteksin me rezultatin minimal 1:0.
Goblen Junior edhe përkundër inciativës së plotë që pati përballë Pelisterit, në fund duheshe të pajtohet me barazimin pa gola, ndërsa Skopje demoloi Labunishtën në Shkup, duke e mundur me rezultatin 6:0.
LDFM – Perëndim, Java III |
||
Korabi |
2:4 | Vëllazërimi |
Skopje | 6:0 | Labunishta |
Genç Kalemler | 3:2 | Gostivari |
Goblen Junior | 0:0 | Pelisteri |
Struga Trim & Lum | 1:0 |
Teteksi |