
Boreci ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje, pasi sot në ndeshjen e javës së tretë në Konferencën e Lindjes me rezultatin 0:2 mundi si mysafir Partizan Obrshanin, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi i huazuar nga rradhët e Vardarit, Bojan Kolevski, sërish u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa një gol tjetër shtoi edhe Simeon Hristov.
Në derbn lokal, Tikveshi me rezultatin 3:1 mundi Vardar Negotinën, teksa Plaçkovica me rezultatin 0:2 si mysafir shënoi fitore ndaj Detonit Junior.
Gjatë ditës së djeshme, Bregallnica në transfertë me rezultatin 2:1 mundi ekipin e Kit Go, teksa në Makedonska Kamenicë, Sasa dhe Kozhuvi ndanë pikët duke luajtur baraz 1:1.
LDFM – Lindje, Java III |
||
Detonit Junior |
0:2 | Plaçkovica |
Partizan Obrshani | 0:2 | Boreci |
Tikveshi | 3:1 | Vardar Negotino |
E shtunë | ||
Kit Go | 1:2 | Bregallnica |
Sasa | 1:1 |
Kozhuvi |