Sulmuesi 35-vjeçar i Samprodias, Fabio Kualjarela sonte në ndeshjen ndaj Napolit ka shënuar një nga golat më të bukur në këtë fillim sezoni, edhe atë jo vetëm në futbollin italian.
Ish reprezentuesi italian përveç golit, regjistroi edhe një asist në fitoren 3:0 ndaj Napolit, ndërsa goli i tij i shënuar me të cilin vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi në minutën e 75-të, ishte një kryevepër në vete.
RT se questo gol di #Quagliarella ti ha fatto godere!!!!! Un colpo di tacco pazzesco!!!!!!! 😱😱😱😱😱😱😱😱 #SampdoriaNapoli pic.twitter.com/jEi8IsW6yY
— Fra#MY7H ⭐⭐⭐⚪⚫ (@juve555467778) September 2, 2018
Me një goditje me thembër në ajër, Kualjarela vendosi topin në rrjetën e David Ospinas, duke i mundësuar skuadrës së tij që të regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri në “Serie A”.