Shkëndija i falet Ibraimit, fiton derbin shqiptarë ndaj FC Shkupit (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 ndaj FC Shkupit në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Më i merituar për këtë fitore të skuadrë skmapione ishte Besart Ibraimi, i cili i shënoi që të dy golat. Megjithatë të parët që avansuan ishin vendasit të cilët përfituan një penalti në minutën e 25-të përmes Kristijan Stojkoskit.

SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS

SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS, STOJKOSKI SHËNON NGA PIKA E BARDHËSHKUPI – SHKNDIJA 1:0(K. Stojkoski 25')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Pikërisht Stojkoski morri përgjegjësinë për të ekzekutar këtë 11-të metërsh, dhe nuk gaboi pasi shënoi për epërsinë e FC Shkupit.

Në të njëjtën mënyrë Shkëndija u kundërpërgjigjë në minutën e 36-të, kur Ibraimi barazoi shifrat në 1:1.

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT, IBRAIMI SHËNON NGA PIKA E BARDHËFC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 36')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Pak para fundit të pjesës së parë i njëjti futbollistë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Zendelit, kur pasi u lirua nga dy kundërshtarë në zonën, me të djathtën e tij, i ndihmuar edhe nga shtylla shënoi për 1:2.

SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT

SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT FC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 45')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, edhe pse Shkëndija mund të shënonte edhe golin e tretë 5 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht  Zhunior nuk arriti që të mposhtë Zendelin, i cili doli fitues edhe përballë Bojkut, edhe përkundër faktit se që të dy dolën të vetmuar para gardianit të FC Shkupit.

RAST IDEAL PËR ZHUNIN, MIRËPO SUAT ZENDELI TREGOHET SUPERIOR

RAST IDEAL PËR ZHUNIN, MIRËPO SUAT ZENDELI TREGOHET SUPERIOR

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Në fund fitore e merituar e Shkëndijës, që tashmë renditet në pozitën e tretë me 8 pikë, vetëm një më pak se dy skuadrat kryesuese, Rabotniçki dhe Akademia Pandevi, teksa FC Shkupi me vetëm dy pikë mbetet sërish në pozitën e 8-të.

Mbyllet ndeshja në Çair, FC Shkupi – Shkëndija 1:2

Mbyllet ndeshja në Çair, FC Shkupi – Shkëndija 1:2FC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:2(K. Stojkoski 25' pen, – B. Ibraimi 36' pen, 45')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.

Leave a Reply