Vardari sot në kuadër të javës së katërt do të ketë një transfertë shumë të vështirë, atë kundër Bellasicës në Strumicë, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër faktit se kundërshtari i “kuqezinjëve” aktualisht nuk ka asnjë fitore pas tre xhirove të para, trajneri Aleksandar Vasoski thotë se kjo gjë nuk duhet ti gënjej ata, dhe se nëse do përsërisnin lojrat nga ndeshjet e kaluara, atëherë do të mund të besonin në një rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje, duke vijuar në këtë mënyrë me startin e suksesshëm.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk duhet të na gënjej fakti se Bellasica nuk ka asnjë pikë. Nuk duhet ti nënvlerësojmë, por duhet të jemi në nivelin e ndeshjeve të kaluara. Gjithsesi se dëshirojmë të fitojmë dhe me 10 pikë të rrumbullaksojmë startin pozitiv” – tha trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski.
Ky i fundit për ndeshjen e sotme do të ketë në disponim të gjithë futbollistët me përjashtim të mesfushorit Besar Iseni. Ndeshja Bellasica – Vardari sot në stadiumin “Mladost” në Strumicë starton në ora 16:15.