Rabotniçkit i mjafton një gol për të marrë kreun e tabelës në LPFM (VIDEO)

Rabotniçkit i ka mjaftuar një gol për të mundur ekipin e Akademia Pandev dhe për ti marrë kreun e tabelës pikërisht kësaj të fundit, që në tre xhirot e para  nuk dinte për disfatë, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka interesante sa i përket golit që përcaktoi edhe fituesin e këtij takimi, ndodhi në fazën e hershme të takimit. Një aksion i bukur nxorri para zonës kundërshtare sulmuesin Igor Nedeljkoviç, i cili u ndal në mënyrë të palejuar nga ana e portierit kundërshtarë Çubrakoviç, me ç’rast arbitri Josip Barton me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri i pagabueshmi këtë edicion, Ostoja Stjepanoviç, i cili shënoi edhe golin e dytë nga pika e bardhë, pas atij ndaj Pobedës javën e shkuar.

Me këtë fitore Rabotniçki barazohet me Akademia Pandevin, dhe aktualisht me nga 9 pikë ndajnë pozitën e parë në renditje.

Foto: “ekipa.mk

Leave a Reply