Për shkak ndeshjes së përfaqësueses së Maqedonisë me 6 shtator kundër Gjibraltarit në Ligën e Kombeve, 4 nga gjithsej 5 ndeshjet e javës së katërt në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”.
Renova në Tetovë do të jetë nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrovit, me shpresë se do të arrijë fitoren e parë si vendas në edicionin e ri. Një super përballje pritet të zhvillohet në Strumicë, aty ku mejdanin do të ndajnë Bellasica dhe Vardari, Sileksi në Kratovë do të mirëpret Pobedën, teksa nën dritën e reflektorëve do të zhvillohet edhe derbi midis Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit.
Epitetin e tillë këtij takimi i’a jep edhe renditja momentale e dy skuadrave në tabelën e klasifikimit, ku Akademia Pandev ka arritur që të marrë tre fitore nga po aq ndeshje dhe me meritë ndodhet në pozitën e parë, teksa Rabotniçki me dy fitore dhe një disfatë renditet në pozitën e tretë.
Ndërkohë derbi shqiptarë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës në program është të dielën në Çair me fillim në ora 16:15.
LPFM, Java IV |
||
Bellasica | 01.09. 16:15 | Vardari |
Renova | 01.09. 16:15 | Makedonija Gj.P |
Sileksi | 01.09. 16:15 | Pobeda |
Rabotniçki | 01.09. 20:00 | A. Pandev |
FC Shkupi | 02.09. 16:15 | Shkëndija |