Jovanovski: Respekt për A.Pandev, sonte le të fitojë më i miri

Rabotniçki – Akademia Pandev pa dyshim se është ndeshja më interesante e javës së katërt në elitën e futbollit vendor, bazuar në renditjen aktuale të skuadrave në tabelën e klasifikimit. Akademia Pandev në Shkup udhëton si lider, ndërsa Rabotniçki e mirëpret këtë skuadër pas tre fitoreve të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe fitoren ndaj Fortunës së Hasanbegut në raundin e parë të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “romantikëve”, tha se sot skuadra e tij përballë do të ketë një kundërshtarë shumë kualitativ që luan futboll të hapur, njëjtë sikurse edhe skuadra e tij, ndërsa në kushte ideale për lojë, nën dritën e refelktorëve, Jovanovski thotë: “le të fiton më i miri”.

“Akadaemia Pandev është një skuadër shumë kualitative, ndërsa këtë më së miri po e tregon në këtë fillim sezoni ku në tre ndeshjet e para morri tre fitore. Ata çdoherë kanë pasur skuadër të mirë dhe luajnë një futboll të bukur. Ne edhe pse jemi vendas nuk don të thotë që kemi ndonjë epërsi, edhe pse edhe neve luajmë një futboll të hapur. Shpresojmë të tregojmë më të mirën nga në ndeshjen e sotme, ndërsa duke pasur parasysh se ndeshja zhvillohet në mbrëmje nën dritat e reflektorëve shpresojë që aktorët do të japin më të mirën nga vetja, ndërsa në fund le të fitojë më i miri” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Rabotniçkit, Gjore Jovanovski.

Për këtë ndeshje strategu i “romantikëve” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kolumbianit Herera, sulmuesit Xhofri dhe mbrojtësit Stoimenovski.

Leave a Reply