Pas dështimit në Botërorit 2018 dhe nisjes së projektit të ri me Roberto Mançinin në stol, Italia është gati të nisë aventurën në Ligën e Kombeve. Drejtuesi i stolit “të kaltër” publikoi listën me 31 lojtarë, për dy ndeshjet e radhës të muajit shtator, ndaj Polonisë dhe Portugalisë.
Në listë bie në sy një rikthim i madh: Xhorxho Kielini do të jetë sërish pjesë e Italisë, pas humbjes në ndeshjen “play off” me Suedinë, në nëntor të vitit 2017. Pikërisht, ajo ndeshje i kushtoi skuadrës eliminimin nga evenimenti në Rusi.
Për herë të parë në përfaqësuese grumbullohen portieri i Kaljarit, Alesio Kranjo dhe mbrojtësit e Spalit dhe Fiorentinës, Manuel Laxari dhe Kristiano Biragi. Mes fytyrave të reja janë edhe mesfushori i Romës, Nikolo Xaniolo, që vitin e kaluar ishte finalist i Europianit U-19 dhe për 17-vjeçarin, Pietro Pelegri.
Nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve është afruar edhe Nikolo Barela. Përfaqësuesja italiane do të nisë stërvitjet në Koverçano dhe nis stërvitjet të hënën pasdite, për t’u transferuar të enjten në Bolonja, përpara duelit me Poloninë.
Liga e Kombeve
7 shtator Itali-Poloni (Bolonja)
10 shtator Portugali-Itali (Lisbonë)
Lista e lojtarëve të grumbulluar
Portierë: Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Matia Kaldara (Milan), Xhorxho Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Xhenoa), Emerson Palmieri Dos Santos (Çelsi), Manuel Laxari (Spal), Alesio Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Xapakosta (Çelsi)
Mesfushorë: Nikolo Barela (Kaljari), Marko Benasi (Fiorentina), Brajan Kristante (Roma), Roberto Galjardini (Inter), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Nikolo Xaniolo (Roma)
Sulmues: Mario Baloteli (Nicë), Andrea Beloti (Torino), Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Bernardeski (Juventus), Xhakomo Bonaventura (Milan), Federiko Kieza (Fiorentina), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Pietro Pelegri (Monako), Simone Zaza (Torino)