Skuadra e Verder Bremen në orët e fundit të merkatos në Gjermani ka bërë një super transferim, duke sjellë në rradhët e veta mesfushorin turk të Borusia Dortmundit, Nuri Shahin. Ky i fundit me skuadrën nga Bremeni ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa shuma e transferimit është nën 1 milion euro.
Shahin te Verder Bremeni, aty ku do të gjejë futbollistin shqiptarë, Milot Rashica do të veshë fanellën me numër 17-të.
Turku 29-vjeçar me fanellën e Borusia Dortmundit ka zhvilluar gjithsej 274 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht edhe 26 gola dhe 49 asistime.
👋 Danke, @nurisahin! #DankeNuri pic.twitter.com/rib1zwqWkQ
— Borussia Dortmund (@BVB) August 31, 2018
Me Dortmundin ai gjatë vitit 2011-të u shpall kampion i Gjermanisë, ndërsa atë kohë ishte zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë në Bundesligë.
Shahin gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Real Madridin dhe Liverpullin.
“Bisedimet me drejtuesit e klubit dhe trajnerin ishin shumë të mira. Verderi është një klub i madh dhe ndjejë se këtu më pret diçka e madhe. Me padurim pres që të jëm pjesë e kësaj skuadre” – tha Shahin.