Kulen: Dy penalti të pritura që duhet vlerësuar, por më tepër më kënaqin fitoret

Trajneri i Rosenborgut, Rini Kulen pas ndeshjes me Shkëndijën ishte ndarë i kënaqur, për më tepër që skuadra e tij kishte arritur të shënojë fitore edhe në Shkup. Ai një gjë të tillë vlerësoi shumë, njëjtë siç vlerësoi edhe dy pritjet e penaltive nga ana e portierit Hansen.

“Dy penaltitë e pritura normalisht që duhet vlerësuar. Mund të them se Hansen sonte ishte i shkëlqyer, mirëpo do thoja që me rëndësi është që shkojmë tutje. Nuk ka rëndësi që golat për skuadrën tonë i shënuan dy futbollistë të repartit mbrojtës, ajo ka shumë pak rëndësi, pasi neve punojmë që të gjithë të shënojnë. Kur të fitosh dy herë ndaj një kundërshtari të fortë si Shkëndija, ajo është kënaqësi” – tha Kulen.

Rosenborgu për të dytin vit me rradhë do të luaj në grupet e Liga Europa, ndërsa emrat e kundërshtarëve të saj do ti mësoj gjatë ditës së sotme, kur me fillim në ora 13:00 në Monako do të hidhet shorti për grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian. Rosenborgu në bazë të koeficinetit që ka, bënë pjesë në vazon e fundit, atë të katërtën.

Foto: Gol.mk

 

Leave a Reply