Kampioni olimpik dhe njëkohësisht rekordmeni botëror në shtegun e 100 dhe 200 metrave, Usain Bolt, ka bërë debutimin e tij në futbollin profesionist. Bolt u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 72-të në fitoren 6:1 të Sentral Koust Mariners përballë amatorëve të Sentral Koust Selekt, ndeshje kjo miqësore e zhvilluar para 9958 tifozëve.
Xhamajkani luajti si sulmues krahu në të majtë, ndërsa edhe përkundër disa tentativave, nuk arriti që të shënojë në rrjetën kundërshtare.
8 herë fituesi i medaljeve olimpike te skuadra që përfundoi në pozitën e fundit në “A-League” do të jetë në prova fillimisht, dhe nëse bind me paraqitjet e tij, ai mund të nënshkruajë edhe kontratën.
32-vjeçari Bolt i dha fund karrierës së tij në atletikë para një viti, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Londër.