Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gjakova e Kosovës, Eros Grezda mund të konsiderohet tashmë zyrtarisht një lojtar i skuadrës së njohur skoceze të Gllazgou Renxhersit, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar asnjë marrëveshje mes palëve.
Rikujtojmë Renxhersi në raundin e parë të Liga Europa eliminoi FC Shkupin, e Zekirja Ramadanit, që më nuk është pjesë e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, ndërsa Stiven Zherard, legjenda e Liverpullit, vazhdon ta udhëheq me sukses skuadrën e tij. Ai në një deklaratë të dhënë për mediat skoceze ka folur edhe për futbollistin shqiptarë, Eros Grezda, për të cilin ka thurur elozhe, mirëpo duke mos qartësuar nëse kanë nënshkruar kontratë ose jo me Renxhersin.
“Grezda ka kryer vizitat mjekësore me ne, por më shumë se kaq nuk mund të them. Di që është një lojtar i shkëlqyer dhe te Osijeku, ai ishte më i miri i skuadrës. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe i rrezikshëm. Edhe pse nuk duhet thënë për askënd që më vjen mirë që është dëmtuar, në këtë rast unë falënderoj Zotin që Grezda ishte i dëmtuar dhe nuk luajti kundër nesh në Europë”, – u shpreh Zherard.
Rikujtojmë Gllazgou Renxhersi skuadrën kroate të Osijekut e eliminoi në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, edhe atë falë fitores 0:1 në ndeshjen e parë në Kroaci, pasi ndeshja e kthimit në “Ibrox Stadium” u mbyll me barazimin 1:1.
Në të dyja ato ndeshje Grezda nuk u paraqit për shkak se ishte i lënduar, ndërsa gjithashtu mungoi edhe sulmuesi shkupjan, Muzafer Ejupi.
Renxhersi pas FC Shkupit dhe Osijekut eliminoi edhe një tjetër skuadër ballkanase, Mariborin, ndërsa në fazën “play-off” gjatë ditës së sotme do të takohet me skuadrën ruse të UFA. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci, Renxhersi kishte shënuar fitore minimale 1:0, ndërsa Zherard dhe tifozët e skuadrës së njohur europiane shpresojnë se do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një vend në ndeshjetnë grupe dhe për tu rikthyer në futbollin europian, aty ku edhe e ka vendin një skuadër me renome, si Gllazgou Renxhersi.