Shkëndija humbi dy penalti, Rosenborgu shënoi dy gola

Shkëndija për të tretin vit me rradhë është ndaluar në fazën “play-off” të Liga Europa, duke mos arritur të bëjë atë hapin final, kualifikimim në fazën në grupe. Edhe pse ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në fund “kuqezinjtë” pësuan disfatë 0:2, edhe pse ky rezultat mund të ishte në favorin e tyre, në rast se Besart Ibraimi në minutën e 20-të dhe Izair Emini në të 49-tën shënonin nga pika e bardhë.

Këto humbje të mëdha, por njëkohësisht edhe shumë raste të tjera të humbura nga ana e futbollistëve të Shkëndijës, u ndëshkuan fillimisht në minutën e 67-të nga Hovland dhe më pas në minutën e 84-të nga Reginiusen, të cilët i dhanë  fund aventurës së Shkëndijës.

 

Leave a Reply