Me fillim në ora 18:00 startoi shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Skuadra kampione në fuqi e Realit të Madridit do të kërkojë trofeun e katërt me rradhë dhe gjithsej të 14-tin në histori, ndërsa të njëjtin do të dëshirojnë të rikthejnë në vitrinat e tyre edhe Barcelona dhe Juventusi, që shihet si një ndër skuadrat pretendente për të rrëmbyer trofeun më prestigjioz europian në nivel klubesh.
Reali i Madridit bënë pjesë në grupin “G”, ndërsa Juventusi në grupin e fundit, “H”. Fituesi i edicionit të kaluar të Liga Europa, Atletiko Madridi u shortua në grupin “A”, Barcelona do të zhvillojë ndeshjet e saj si pjesë e grupit “B”, Paris Sen Zhermeni do të jetë pjesë e grupit “C”, ndërsa skuadra ruse e Lokomotiv Moskës bënë pjesë në grupin “D”. Kampionët e Gjermanisë, Bajern Munihu këtë vit do të luaj në grupin “E”, teksa Mançester Siti në grupin “F”.
LIGA E KAMPIONËVE – GRUPET, SEZONI 2018/2019 |
||||||||||||||||||||
|
LIGA E KAMPIONËVE – GRUPET, SEZONI 2018/2019 |
||||||||||||||||||||
|
Sezoni i ri do të nis me 18 shtator, kur do të zhvillohen 8 ndeshjet e para, ndërsa po aq ndeshje do të zhvillohen vetëm një ditë më vonë.
Ndeshjet e xhiros së dytë në grupe në program janë me datë 2/3 tetor, të xhiros së tretë me 23/24 tetor, ato të xhiros së katërt dhe të pestë me 6/7 nëntor, gjegjësisht 27/28 nëntor, ndërsa xhiroja e fundit e fazës në grupe në program është me 11/12 dhjetor.
Shorti i ri për fazën eliminatore do të mbahet me 17 dhjetor të këtij viti.