Ylli brazilian i Paris Sen Zhermenit, Dani Alvesh ka ndryshuar numrin e skuadrës për sezonin e ri në nder të legjendës braziliane dhe katër herë kampionit të botës, Mario Zagallo.
Mbrojtësi 35-vjeçar tani do të veshë fanellën me nr. 13, në vend të asaj me nr. 32 që ka mbajtur sezonin e kaluar.
Alvesh aktualisht është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet deri në fund të vitit pasi ka bërë një operacion në gju gjatë qershorit të kaluar.
Gjithsesi, kur ai të bëjë rikthimin e shumëpritur, Alvesh do të veshë fanellën me nr.13 për nder të Zagallo-s dhe thuhet se e ka konsideruar si numër fati gjatë gjithë karrierës.
“Gjithmonë kam dashur të ndryshoj numra dhe të nderoj njerëz që, në një mënyrë, më kanë frymëzuar dhe kanë pasur kuptim në jetën time. Këtë herë, e kam ndryshuar për idhullin tonë – të paharrueshmin Zagallo.”