Skuadra ambicioze e Struga Trim Lum pretendon Ligën e Parë dhe për këtë qëllim bëhen investime të duhura në çdo repart. Në ekip gjatë merkatos së verës u sollën lojtarë me përvojë nga elita dhe duket se skuadra po kompletohet për formimin e grupit që do realizojë objektivin.
Duke respektuar maksimalisht trajnerin aktual Aleksandar Tançevski i cili po bën punë shumë të mirë, por me moshën që ka mungesa e përvojës është evidente. Ndoshta kjo mund të bëjë që drejtuesit të mendojnë për një emër të afirmuar dhe tashmë në pistë mund të shfaqet emri i Zekirija Ramadanit.
Tekniku shkupjan është klient i lirë pas ndarjes me FC Shkupin dhe një ofertë serioze mbase do e çonte të mendojë. Për ë shumë, Ramadani është parë në mesjave në tribuna në takimin e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Struga Trim Lum-Pobeda.
Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur rastësisht apo edhe mund të ndodh bashkëpunimi. Për momentin gjithçka është vetëm hipotezë, koha do të tregojë nëse do të ketë diçka konkrete./InfOSport.mk