Reprezentuesi i përkohshëm i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Vladimir Dimitrovski është përforcimi më i fundit i skuadrës së Rabotniçkit. 29-vjeçari me “romantikët” ka nënshkruar për 6 muaj, ndërsa pritet të sjellë kualitet në vijën e fundit mbrojtëse.
Gjatë dy viteve të fundit Dimitrovski luante në Greqi, kku mbronte ngjyrat e skuadrave si Kerkira dhe Doksa Drama, ndërsa gjatë karrierës së tij ndërkombëtare ai kishte veshur edhe fanellën e FC Teplice dhe Mlada Boleslav në Çeki, Qarabag Agdam në Azerbajxhan, Kroatia Sesvete në Kroaci dhe Vesterlos në Belgjikë.
Dimitrovski skuadrës nga “Parku i Qytetit” po i bashkohet për herë të dytë, duke pasur parasysh se pjesë e “romantikëve” ishte edhe gjatë sezonit 2012/2013. Ai përveç me Rabotniçkin në Maqedoni gjithashtu ka luajtur edhe me Vardarin, Cementarnicën dhe Metalurgun.