Skuadra e Rosenborgut ka arritur në Shkup dhe pasditën e të mërkurës para stërvitjet zyrtare zhvilloi takimin me gazetarët për ndeshjen e kthimit me Shkëndijën në kuadër të plej of-it në Liga Evropa.
Trajneri i kampionëve të Norvegjisë, Rini Kolen u shpreh se nesër i pret një detyrë e vështirë, pasi luajnë përballë një skuadre të fortë dhe kualitative.
“Normalisht që na pret ndeshje e vështirë. Është e vërtetë se në ndeshjen e parë kundërshtari luajti mirë, krijoi shanse dhe mund të ishte rezultati edhe 3:2, mirëpo gjithashtu ne kishim shanset tona dhe nëse do të kishim realizuar ndoshta mund të shkonte rezultati në 4:0 apo 5:0. Tani nuk do kemi detyrë të lehtë, pasi kjo ndeshje do jetë e vështirë, mirëpo jemi këtu më vetëbesim që do të bëjmë rezultat të mirë. Normalisht që luajmë kundër një ekip të mirë dhe duhet të bëjmë më të mirën për të kaluar”, tha trajneri i Rosenborgut, Rini Kolen.