Trabzonspori merr ish sulmuesin e Partizanit të Tiranës

Skuadra e njohur turke Trabzonspor, gjatë ditës së sotme ka prezantuar ish sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban. Ganezi me pasaportë italiane te skuadra turke do të luaj në formë huazimi, edhe atë për një vit nga skuadra e Lids Junajtedit, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2021.

24-vjeçari Ekuban u prezantua në ambient të hapur buzë detit nga ana e presidentit të Trabzonit, Hajretin Haxhisalihoğlu dhe  sekretari i përgjithshëm, Ömer Sağıroğlu.

Ekuban pjesë e Partizanit të Tiranës ishte gjatë sezonit 2016/2017, prej ku u transferua në Angli te skuadra e Lids Junajted. Te këta të fundit Ekuban nuk arriti që të zë një vend titullari, ndërsa pjesën më të madhe të ndeshjeve që i zhvilloi sezonin e kaluar (20 ndeshje) në Çempionship, i  zhvilloi duke u inkuadruar nga bankina. Me ardhjen e Bielsas në krye të Lids Junajtedit, Ekuban nuk arriti që të zhvillojë asnjë ndeshje në sezonin e ri, ndërsa drejtuesit e skuadrës e panë më të arsyeshme për të huazuar atë te skuadra e Trabzonspor.

Leave a Reply