Numri një i stafit teknik të Shkëndijës Qatip Osmani, para sfidës së nesërme me Rosenborgun shprehet i bindur se ekipi i tij ka kualitetet e duhura për të përmbysur negativën ndaj kampionëve të Norvegjisë dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të Liga Evropës.
“Ne si stafi teknik bashkë me lojtarët, sigurisht se jemi të bindur se rezultati negativ ndaj Rosenborgut mund të anulohet. Shkëndija posedon forcë për ta kaluar Rosenborgun dhe për të kualifikuar në grupet e Liga Evropës”, tha trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani.
Osmani foli edhe sa i përket skemës dhe lojës që do ta paraqet nesër ndaj Rosenborgut.
“Ne edhe në Rosenborgu luajtëm hapur edhe pse pranuam tre gola, por krijuam shumë raste. Shkëndija tregoi edhe kundër Rosenborgut që luan futboll ofanziv dhe nesër do të mundohemi të bëjmë lojën e njejtë”, përfundon tekniku tetovar.