Skuadra nga elita e futbollit francez që sezonin e kaluar luajti në finale të Liga Europa, Olimpiku i Marsejës, ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strotman.
Holandezi 28-vjeçar pjesë e Romës ishte që nga viti 2013-të, ndërsa disa herë kishte pësuar lëndime të rënda në gju.
Welcome to the #OMnation, @Kevin_strootman! 🇳🇱#KevinEstOlympien #OMnation 🔵⚪ pic.twitter.com/skqT40e5be
— Olympique Marseille (@OM_English) August 28, 2018
Marseja skuadrës nga kryeqendra italiane do ti paguajë 25 milion euro, plus 3 milion euro të tjera në formë bonusesh.
Te skuadra franceze, Strotman do të marrë një pagë vjetore prej 4.5 milion euro.