FC Shkupi ka prezantuar për trajner të ri turkun Hajati Sojdash. Ky i fundit vjen si zëvendësim i Zekirija Ramadanit, duke firmosur kontratë 1 vjeçare me skuadrën nga Çairi me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura.
Sondash pasditën e sotme realizoi stërvitjen e parë me ekipin “bardhekaltërt” ku u njoftua me futbollistët, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Shkupit së bashku me pronarin Shefshet Demiri.
Tekniku 52 vjeçar më herët ka qenë ndihmës trajner tek skuadra turke e Ankaragucu, Gençbirligi, Gaziantepspor, Denizslispor, Manisaspor, Sivaspor, Adana Demirsort e Sanliufaspor, ndërsa si trajner ka udhëhequr ekipet Ankaraspor, Ankaragucu, Sanliurfaspor dhe Etimesgut Belediespor./InfOSport.mk
HAJATI SOJDASH, trajneri i ri i FC Shkupit
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 29 август 2018 г.