Buffon kapet “mat” në Paris duke ndezur cigaren (FOTO)

Portieri i Paris Sen Zhermenit, Xhanluixhi Buffon, është kapur në një moment të sikletshëm nga paparacët. Portieri legjendarë italian teksa ishte nën shoqërinë e gruas, është zënë “mat” nga paparacët, të cilët e kanë fotografuar  duke ndezur cigare në rrugët e Parisit.

Mediat në Francë kanë vërshuar me kritika të forta ndaj gardianit italian, ndërsa nuk kanë ngurruar ta kryqëzojnë portierin.

Tifozët e kampionëve të Francës nuk e kanë pritur aspak mirë këtë veprim, por kanë komentuar me sens negativ veprimin e profesionistit italian.

Teza kryesore, që mediat i referohen, lidhet me faktin se kjo mund të shkaktojë ftohje mes trajnerit, Thomas Tuçel dhe portierit 40-vjeçar, Xhanluixhi Buffon.

Leave a Reply