Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin për golin më të bukur të edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Ishte pikërisht goli i shënuar me gërshërë ndaj Juventusit, ekipit të tij aktual që u përzgjodh nga UEFA si më i mirë, duke lënë pas vetes në këtë konkurrencën golin e Dimitri Paje dhe të Eva Navaros.
E' suo il gol più bello della stagione 2017/18!
Bravo, @Cristiano 🙌🙌🙌 pic.twitter.com/frCJAnPcWW
— La UEFA (@UEFAcom_it) August 28, 2018
Ronaldo fitoi gati 200 mijë vota në këtë klasifikim nga gjithsej 349.915, duke lënë shumë mbrapa francezin e Olimpikut të Marsejës, pas atij goli të bukur në ndeshjen ndaj Lajpcigut.
1.Kristiano RONALDO – (Juventus – REAL MADRID 0:3 – 03/04/18) | ¼ e finales së Ligës së Kampionëve | 197.496 vota |
2. Dimitri PAJE – (OLIMPIK MARSEJ – Lajpcig 5:2 – 12/04/18) | ¼ e finales së Liga Europa | 35.558 vota |
3. Eva NAVARO (Gjermania – SPANJA, 21/05/18) | finale e Europianit për femra deri në 17 vjeç | 23.315 vota |
Goli i KRISTIANO RONALDOS
Goli i DIMITRI PAJE
Goli i EVA NAVARO