Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda karrierën e tij do të vazhdojë në Skoci, te gjigandët e Gllazgou Renxhers.
Lajmin e bënë të ditur “Sky Sport” britanik që pasditen e së hënës ka konfirmuar lajmin se ‘ylli’ shqiptar ndodhet në Gllazgou për të kryer testet mjekësore ndërsa zyrtarizimi do të bëhet orëve në vijim.
Skuadra e drejtuar nga legjenda e Liverpullit, Stiven Zherard do të paguajë 3 milionë sterlina për të blerë kartonin e Grezdës nga skuadra kroate e Osijekut.