Kevin Strootman ka akuzuar ekipin e Romës pas largimit të tij te Olimpiku i Marsejës. Mesfushori holandez ka thënë se nuk deshi të largohej nga ekipi “verdhekuq”, ndërsa e akuzoi klubin për shitjen e tij pas blerjes së Stiven N’Zonzi nga rradhët e Seviljës.
“Më thonë se jam gjithmonë i hidhëruar. Nuk është kështu, është vetëm fytyra ime”, u shpreh ai.
“Nëse klubi nuk do të më shiste, do të mbetesha te Roma”, – theksoi Strootman.
Holandezi 28-vjeçar pjesë e Romës është që nga viti 2013-të, kur kishte arritur nga rradhët e PSV Ajndhoven, ndërsa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu ka luajtur edhe me Sparta Roterdam dhe Utreht.