Shkëndija përmbys gjithçka ndaj Bellasicës (VIDEO)

Shkëndija është rikthyer shumë shpejtë në identitet në ndeshjen ndaj Bellasicës, skuadër kjo e cila befasoi kampionët e vendit me golin e shënuar nga ana e Irfan Vusljanin që në minutën e 10-të, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti boshnjak, i cili te Bellasica erdhi nga rradhët e Novi Pazar në maksimum shfrytëzoi gabimin e portierit Bekim Rexhepi dhe me një parabolë arriti që të shënojë në rrjetën e zbrazët.

Bellasica befason Shkendijen

Bellasica befason ShkendijenSHKËNDIJA – VBELLASICA 0:1(I. Vusljanin 11')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Pas këtij goli Shkëndija vazhdoi të dominojë në tërësi ndeshjen, edhe pse shumë pak mungonte që në minutën e 25-të, të pësojë edhe golin e dytë, mirëpo kësaj rradhe fati ishet në anën e portierit Rexhepi.

Numri 8-të i mysafirëve, Sulev kishte rast ideal për të shënuar edhe golin e dytë në ato momente në rrjetën e Bekim Rexhepit, mirëpo goditja e tij nga afërsia përfundoi vetëm mbi portë.

Ky rast bëri që Shkëndija të sulmojë edhe më shumë në drejtim të portës kundërshtare, ku rastet renditeshin si në “hajllajtse”, ndërsa në saje të një loje të tillë Bellasica u dorëzua në minutën e 35-të, kur pas një aksioni të bukur nga e djathta, Emini arriti që të shënojë për 1:1.

Emini barazon ndaj Bellasices

Emini barazon ndaj BellasicesSHKENDIJA – BELLASICA 1:1(I. Emini 35')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Mirëpo sulmet e “kuqezinjëe” nuk kishin të ndalur, ndërsa në minutën e 39-të erdhi edhe goli i dytë, kur Gledi Mici mjaft mirë harkoi nga e majta në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjind Stenio Zhunior dhe me një goditje të fuqishme nga afërsia kaloi në epërsi Shkëndijën.

Zhunior dhe Shkendija permbys rezultatin ndaj Bellasices

Zhunior dhe Shkendija permbys rezultatin ndaj BellasicesSHKENDIJA – BELLASICA 2:1(S. Zhunior 39')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Futbollisti i rradhës që u kanos nga gjuajtja e lirë, ishte Gledi Mici, një ndër futbollistët më aktiv dhe më të dalluar te Shkëndija, ndërsa fare në fund u kanos edhe mbrojtësi Mevlan Adili, mirëpo pa sukses, me ç’rast pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:1 në të mirë të Shkëndijës.

Leave a Reply