Serhio Ramos barazon rekordin e Fernando Hieros (VIDEO)

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos mund të lëvdërohet edhe me një të arritur tjetër gjatë karrierës së tij. Në ndeshjen ndaj Gironas, të fituar 4:1 nga Reali i Madridit, ai shënoi golin e parë nga pika e bardhë, duke shënuar në të 15-tin kampionat me rradhë në La Liga.

Ramos në këtë mënyrë barazoi rekordin e legjendës së Realit të Madridit, Fernando Hiero, i cili është një tjetër mbrojtës që ka shënuar në 15 kampionate të ndryshme në Spanjë. Në këtë listë pasojnë Manolo Sançiz (14) dhe Aitor Larazabal (13).

Në listën e përjetshme të golashënuesve kur janë në pyetje futbollistët e repartit mbrojtës, Serhio Ramos ndodhet në pozitën e tretë. Kapiteni “madrilen” ka shënuar 56 gola, 4 prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa bindshëm kryeson këtë renditje Fernando Hiero me 105 gola, 21 prej të cilëve nga pika e bardhë. Në vendin e dytë ndodhet Ronald Kuman me 67 gola, 47 prej të cilëve nga goditjet e lira.

 

Leave a Reply