Shkëndija në Tetovë mori fitoren e parë të sezonit të ri në kampionat, duke mundur Bellasicën me rezultat 4:1. Trajneri i kuqezinjëve Qatip Osmani pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren, ndërsa shprehet se ai edhe ekipi i tij tash do të mendojnë vetëm për takimin me Rosenborgun që do ta luajnë të enjten në kuadër të fazës “plej of” në Liga Evropa.
“Për ne ishte me rëndësi fitorja dhe ti pushojmë disa lojtarë që të jenë sa më të gatshëm për ndeshjen me Rosenborgun. Besoj se ia arritëm qëllimit edhe pse fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë, por pastaj u stabilizua loja dhe shënuam katër gola. Besoj që morëm fitore të merituar. Tani kthejmë vëmendjen nga sfida me Rosenborgun dhe me këtë rast apeloj publikun të vijnë në numër sa më të madh për tu bërë lojtari ynë 12-të në tentimim për të hyrë në grupet e UEFA Europa League“, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani pas fitores me Bellasicën.
Deklarata e trajnerit të Shkëndijës Qatip Osmani pas fitores me Bellasicën
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.