Mbrojtësi i majtë i Seviljës, Serhio Eskudero përfundoi në spital pas një dëmtimi të rëndë në bërryl që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Viljarealit.
Mbrojtësi i skuadrës andaluziane ra keq në tokë në minutën e 81-të, të takimit dhe e shtrembëroi keq bërrylin e majtë.
Menjëherë, shokët e ekipit e kuptuan se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë dhe kërkuan mjekët që të hynin me urgjencë në fushë.
Eskudero u mor me barelë dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga sulmuesi francez Ben Jeder. Ndryshe ndeshja e zhvilluar në “Ramon Sançez Pizhuan” midis Seviljës dhe Viljarealit u mbyll me barazim pa gola.