Bellasica i’a pe sherrin Irfanit, Shkëndija demoloi skuadrën nga Strumica (VIDEO)

Një gol i shënuar në minutën e 10-të nga ana e Irfan Vusljanin bëri që Shkëndija në vazhdim të takimit të ketë një qasje shumë më serioze përballë Bellasicës, ndaj së cilës skuadër në fund shënoi fitore me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Boshnjaku Vusljanin në fazën e hershme të ndeshjes shfrytëzoi gabimin e portierit Bekim Rexhepi dhe me një parabolë shënoi në rrjetën e zbrazët.

Bellasica befason Shkendijen

Bellasica befason ShkendijenSHKËNDIJA – VBELLASICA 0:1(I. Vusljanin 11')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Megjithatë ky gol ishte vetëm një paralajmërim për lojën shumë ofenzive të Shkëndijës, që arriti të përmbys gjithçka që në pjesën e parë.

Emini barazon ndaj Bellasices

Emini barazon ndaj BellasicesSHKENDIJA – BELLASICA 1:1(I. Emini 35')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Një aksion i bukur në minutën e 35-të nga e djathta me autorë Zhuni-Imeri-Emini, bëri që ky i fundit të shënojë golin e barazimit dhe golin e tij të parë nga gjithsej 3 në këtë ndeshje. Nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas, braziliani Zhunior ishte ai i cili shfrytëzoi në maksimum harkimin e Gledi Micit nga e majta dhe nga brendia e zonës me një gjuajtje të fuqishme edhe për herë të dytë mposhti portierin mysafir, Nikolla Vujanac.

Zhunior dhe Shkendija permbys rezultatin ndaj Bellasices

Zhunior dhe Shkendija permbys rezultatin ndaj BellasicesSHKENDIJA – BELLASICA 2:1(S. Zhunior 39')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

2:1 ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë Shkëndija vazhdoi me tempon e njëjtë, duke paralajmëruar një spektakël para ndeshjes kthyese të “play-off” të Liga Europa kundër Rosenborgut të enjten në Shkup.

Loja e “kuqezinjëve” ndaj Bellasicës jep shumë shpresa se Shkëndija mund të shkruaj historinë, ndërsa Izair Emini shkruajti që sot historinë me dy golat që i shënoi në pjesën e dytë, duke rrumbullaksuar “hat-trikun” e parë si kapiten i Shkëndijës.

Goli i trete i Shkendijes ndaj Bellasices, me autorë, Izair Emini

Goli i trete i Shkendijes ndaj Bellasices, me autorë, Izair EminiSHKENDIJA – BELLASICA 3:1(I. Emini 76')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Emini golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën e realizoi në minutën e 76-të, kur me kokë  shënoi në rrjetën e Vujanac pas harkimit të Gledi Micit, ndërsa golin e tretë personal e realizoi 10 minuta para fundit të takimit, kur nga penaltia vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Shkëndija 4, Bellasica 1.

Emini rrumbullakson "hat-trikun" e tij, mbyllet ndeshja ne Tetove me fitore bindese te Shkendijes

Emini rrumbullakson "hat-trikun" e tij, mbyllet ndeshja ne Tetove me fitore bindese te ShkendijesSHKENDIJA – BELLASICA 4:1(I. Emini 80' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 27 август 2018 г.

Ishte kjo fitorja e parë e Shkëndijës në edicionin e ri, me ç’rast të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani me 5 pikë renditen në pozitën e katërt, teksa Bellasica mbetet e ngulitur në pozitën e fundit me 0 pikë.

Leave a Reply