Alma Vakili i Shkëndijës prezantohet te Partizani

Alma Abbo Vakili i ka dhënë fund aventurës së tij te Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.

Nigeriani i cili te Shkëndija erdhi si një përforcim i madh nga rradhët e skuadrës lituaneze të Trakait, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Superligën shqiptare te skuadra e Partizanit.

21-vjeçari me të “kuqtë” nga Tirana ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Vakili luan në rolin e mbrojtësit të majtë, ndërsa skuadrës së tij të re do ti bashkohet të martën.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply