Girona avansoi, vetëm sa Realin nervozoi (VIDEO)

Girona avansoi e para, por në fund pësoi disfatë të thellë nga Reali i Madridit, të cilët nxorrën gjithë vrullin ndaj skuadrës vendase për atë gol nga Garsia në minutën e 16-të,  njofton “infOSport.mk”.

Pas kësaj epërsie, Reali barazoi shifrat në minutën e 39-të me anë të Serhio Ramos nga pika e bardhë. Kapiteni “madrilen” realizoi në stilin “panenka”, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me barazimin 1:1.

Një penalti tjetër e akorduar në minutën e 7-të, të pjesës së dytë u konvertua në gol nga ana e Karim Benzemas, i cili kaloi në epërsi për herë të parë ekipin “mbretëror”, që deri në fund të takimit shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Garet Bejll (59’) dhe sërish me anë të Benzemas (8’).

Për dallim nga kjo ndeshje që dhuroi plotë 5 gola, ndeshja tjetër e zhvilluar në “Ramon Sançez Pizhuan” midis Seviljës dhe Viljarealit u mbyll me barazim pa gola.

Më herët gjatë ditës së diel, Espanjolli falë golave të shënuar nga Granero (62’) dhe Iglesias (68’) me rezultatin 2:0 mundi Valencian.

Enis Bardhi me Levanten e tij ndeshjen e javës së dytë në La Liga do ta zhvillojë sonte, kur në Valencia do të mirëpret Selta Vigon, teksa ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo midis Atletik Bilbaos dhe Hueskas.

Leave a Reply