Vitsel shënon sërish për Dortmundin dhe sërish feston me shqiponjë (VIDEO)

Borusia e Dortmundit e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Bundesligën gjermane, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Sinjal Iduna Park” para tifozëve të vetë mundi Lajpcigun me rezultatin 4:1, ndërsa pas golit të shënuar në Kupën e Gjermanisë, Vitsel me gol debutoi edhe në kampionat.

 

👐Axel Witsel und die 43. Minute. // Dortmund, after 42 minutes played.

Публикувахте от Borussia Dortmund в Неделя, 26 август 2018 г.

Vitsel realizoi golin e tretë kur shënoi për 3:1, teksa dy golat e mëparshëm për “milionerët” i realizuan Dahud dhe një tjetër Sabitzer, që realizoi në rrjetën e gabuar.

Ndryshe ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Ausgutin që në minutën e parë, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Borusia Dortmundi 4, Lajpcigu 1 e vendosi Marko Reush me golin e realizuar në minutën e 91-të.

Rikujtojmë Aksel Vitsel kishte shënuar edhe në ndeshjen e Kupës kundër Grojter Furtit, dhe në atë ndeshje kishte festuar me shqiponjë!

Leave a Reply