Shkupi luftoi, mirëpo Ak. Pandev fitoi (VIDEO)

Në një ndeshje mjaft të luftuar dhe ku mund të thuhet se në pjesën e dytë FC Shkupi kishte dominim të plotë, në fund fitores iu gëzua Akademia Pandev që në stadiumin “Kukush” në Turnovë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi, që tashmë edhe pas tre xhirove nuk kanë shijuar aromën e fitores, njoftton “infOSport.mk”. Kjo disfatë vjen në një moment jo shumë të mirë, duke pasur parasysh se ndikon negativisht në atmosferën brenda klubit, që në mesjavë ishte eliminuar nga garat e Kupës së Maqedonisë.

A. Pandev avanson ndaj FC Shkupit

A. Pandev avanson ndaj FC Shkupit A. PANDEV – FC SHKUPI 1:0(D. Dimov 21')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Golin e vetëm dhe të fitores për Akademia Pandev në përballjen e sotme e realizoi mbrojtësi Dime Dimov në minutën e 21-të, kur me kokë nga brendia e zonës arriti që të mposhtë portierin Suat Zendeli.

Gjatë pjesës së dytë FC Shkupi tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit, mirëpo pa sukses, pasi të gjitha tentativat, si ajo edhe e Ermedin Adem në minutën e 73-të, apo edhe e Bazhe Ilijoskit në vazhdim të aksionit nuk përfunduan në rrjetën e portierit vendas.

Bomba e Ermedin Adem dhe tentativa e dobet e Bazhe Ilijoskit per te barazuar

Bomba e Ermedin Adem dhe tentativa e dobet e Bazhe Ilijoskit per te barazuar

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Nga minuta  e 77-të Akademia Pandev luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit Stojçevski, i cili me bërrylë goditi këmbëshpejtin Ndong dhe me plotë të drejtë u largua nga fusha.

Kartoni i kuq per Stojçevskin e Akademia Pandev, ne menyre brutale nderhyri ndaj Ndong

Kartoni i kuq per Stojçevskin e Akademia Pandev, ne menyre brutale nderhyri ndaj Ndong

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.

Mirëpo edhe këto minuta të mbetura të takimit së bashku edhe me ato të vazhdimit nuk sollën nodnjë rrezik më konkret para portës vendase, pasi mbrojtja e Akademia Pandev vetëm pastronte, duke devijuar topin në gjysmëfushën e FC Shkupit, që në këtë mënyrë pëson disfatën e parë në sezonin e ri.

Me vetëm dy pikë të tubuara FC Shkupi ndodhet në pozitën e 8-të, ndërsa javën që vjen, më saktësisht me 1 shtator në Çair do të mirëpresin Shkëndijën, në derbi ndeshjen e javës së katërt.

Leave a Reply