Shkupi dhe Renova dështojnë, fitojnë Rabotniçki dhe Vardari

Janë mbyllur të gjitha 4 ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit vendor, ku FC Shkupi dhe Renova dështuan në transfertat ndaj Akademia Pandev në Strumicë, gjegjësisht ndaj Sileksit në Kratovë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe Shkupi edhe Renova pësuan disfata minimale 1:0, ndërsa Vardari me golin e shënuar nga pika e bardhë nga ana e Tigran Barsegian në minutën e 41-të mundi Makedonija Gj.P.

Fitoren më komode e arriti Rabotniçki në transfertën në Manastir ndaj Pobedës, duke shënuar fitore 0:2. Të njëjtën e paralajmëroi Ostoja Stjepanoviç me golin e realizuar nga 11-të metërshi në minutën e 5-të, ndërsa e konfirmoi Petar Petkovski me golin e realizuar në minutën e 60-të. Ishte ky goli numër 4 për sulmuesin shtatëshkurtë të “romantikëve” që në këtë mënyrë vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në elitën e futbollit vendor.

Java e tretë mbyllet me ndeshjen e nesërme në Tetovë, ku kampionët në fuqi të Shkëndijës do të mirëpresin Bellasicën.

LPFM, Java III
A. Pandev 1:0 Shkupi
Pobeda 0:2 Rabotniçki
Sileksi 1:0 Renova
Vardari 1:0 Makedonija Gj.P
Shkëndija 27.08. 16:30 Bellasica

Leave a Reply