Paris Sen Zhermeni është vënë në kërkim të një mesfushori, ndërsa emri i fundit në radarin e kampionëve në fuqi të Francës është Kristian Eriksen.
Pas dështimit për të nënshkruar me kroatin, Ivan Rakitiç, duket se drejtuesit e PSZH-së janë drejtuar drejt Anglisë për të bërë ndonjë blerje të merkatos së verës.
Siç raportojnë mediat franceze, drejtuesit e PSZH-së janë duke menduar një ofertë prej 110 milion euro për mesfushorin danez, i cili vite me rradhë ka qenë një ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Totenhamit.
Organizatori danez është një nga futbollistët kryesor tek skuadra nga “Vajt Hart Lejn”, dhe do të jetë e vështirë për francezët që ta bindin lojtarin, por edhe klubin londinez për ta lënë të lirë atë.
Pak ditë kanë mbetur deri në mbyllje të afatit kalimtar verorë, por asgjë nuk është e pa mundur për drejtuesit e PSZH-së.