Janë zhvilluar 4 nga gjithsej 5 takimet e javës së tretë, në të cilën golashënuesi i Rabotniçkit, Petar Petkovski arriti që sërish të regjistrohet në listën e golashënesuve, njofton “infOSport.mk”. Një ndër sulmuesit më shtatëshkurtë në Europë (170 cm) shënoi edhe sot në përballjen ndaj Pobedës, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 2:0. Petkovski shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 60-të, që njëherit ishte goli i tij i katërt personal në tre ndeshje të zhvilluara. Ish sulmuesi i Vardarit një gol kishte shënuar në ndeshjen e xhiros së parë, në atë disfatë 3:4 nga Renova, ndërsa dy të tjerë kishte realizuar në fitoren 2:1 ndaj Sileksit.
Pas tij me 3 gola nga po aq ndeshje ndodhet armeni i Vardarit, Tigran Barsegian, i cili sërish doli të jetë deçiziv në fitoren e skuadrës së tij. Pasi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 një javë më parë në Tetovë kundër Renovës, armeni realizoi edhe sot ndaj Makedonija GJ.P., duke qenë i sigurtë nga pika e bardhë.
Pas kësaj dyshe renditen 4 futbollistë me nga dy gola, si Parfait Esenzhe i Sileksit dhe Ostoja Stjepanoviç i Rabotniçkit, që në të dyja rastet kanë shënuar nga pika e bardhë, si dhe Mario Krstovski i Akademia Pandev dhe Vllatko Stojanovski, ndërsa Besmir Bojku udhëheq vallën e 12 futbollistëve të tjerë me nga një gol të shënuar.
Lista e Golashënuesve – LPFM | |||
# | Futbollisti | Ekipi | Golat |
1. | Petkovski P. | Rabotnicki | 4 |
2. | Barseghyan T. | Vardar | 3 |
3. | Essengue P. | Sileks | 2 |
3. | Krstovski M. | Akademija Pandev | 2 |
3. | Stjepanovic O. | Rabotnicki | 2 |
3. | Stojanovski V. | Renova | 2 |
7. | Bojku B. | Shkendija | 1 |
7. | Dimov D. | Akademija Pandev | 1 |
7. | Doriev L. | Akademija Pandev | 1 |
7. | Ibraimi B. | Shkendija | 1 |
7. | Ilijoski B. | Shkupi | 1 |
7. | Ivanov D. | Sileks | 1 |
7. | Jusufi F. | Renova | 1 |
7. | Nwabueze K. | Pobeda | 1 |
7. | Popov G. | Vardar | 1 |
7. | Stoilov G. | Akademija Pandev | 1 |
7. | Sulejmani A. | Renova | 1 |
7. | Tanturovski D. | Makedonija GP | 1 |