Shumë protagonistë të “Serisë A” vazhdojnë të jenë në qendër të zërave të merkatos, duke parë se në disa kampionate europiane vazhdon të jetë e hapur merkatoja verore, e cila përfundimisht pritet të mbyllet me datë 31 gusht.
Kështu, ka akoma kohë për të parë ndonjë “italian” me valixhet në dorë. Dhe disa prej emrave janë me të vërtetë të rëndësishëm, si ai i holandezit të Romës, Kevin Strootman, për të cilin interesohet skuadra e Olimpikut të Marsejës.
Ish-trajneri i “verdhekuqve”, Rudi Garsia që aktualisht udhëheq skuadrën nga “Velodrome”, e dëshiron mesfushorin “tulipan” në Ligue 1, ndërsa “romakët” janë gati për të shitur atë, nëse në adresë të tyre vjen ndonjë ofertë e mirë.
Një tjetër futbollistë që mund të largohet nga “Serie A”, është edhe ish sulmuesi i Milanit, aktualisht pjesë e Torinos, Niang, i cili mund të transferohet në La Liga. Për shërbimet e tij interesohen dy skuadrat nga Sevilja, Betisi dhe Sevilja, ndërsa gjithashtu edhe Leganes. Operacioni mund të mbyllet me huazimin e lojtarit dhe detyrimin e blerjes së tij në fund të sezonit në rast se arrihet një numër i caktuar ndeshjesh.
Pason Adem Ljajiç, një tjetër futbollist i Torinos, i cili shumë lehtë mund të ndodh që të transferohet në Turqi, në ndonjërën prej skuadrave si Fenerbahçe, Beshiktash apo edhe Trabzonspor, ndërsa gjithashtu për shërbimet e tij interesohet edhe Shalke 04.
Inter po vlerëson çështjen e portugezit, Zhoao Mario, për të cilin interesohet Shalke, por Spalletti mund të vendosë ta mbajë. Duke mbetur te “zikaltrit”, Antonio Kandreva mund të transferohet te Monako, duke parë se Karamoh ka qëndruar në Milano dhe hapësirat për ish-lojtarin e Lacios nuk do të jenë të shumta.
Duhet bërë kujdes ëshë për emrat të tjerë të rëndësishëm, si ai i Cuadrado, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Bajern Munih pas dëmtimit të Koman. Te Milani duhet deshifruar pozicioni i Haliloviç, i cili kërkohet nga Girona. Fiorentina ka hequr nga merkato Eysseric, ndërsa Udinese mund t’i thotë lamtumirë Ëague (e do Trabzonspori) dhe Fofanas, për të cilin po zhvillohet një derbi portugez mes dy skuadrave gjigande, Benfikës dhe Portos.