Tjetër paraqitje zhgënjyese e Interin në Serinë A. Skuadra zikaltër shpërdoroi një epërsi prej dy golash në pjesën e parë ndaj Torinos, duke marrë vetëm një pikë në “San Siro”, pasi skuadra “granata” shënoi dy herë në portën e Handanovic në fraksionin e dytë.
Golat e Peresic dhe De Vrij në minutat 7’ dhe 32’ dhanë përshtypjen e një fitoreje të lehtë të skuadrës së Spalletti, por situata ndryshoi çuditërisht në minutën e 55-të, kur Belotti shkurtoi në 2-1 diferencën, ndërsa Meite në të 68-ën barazoi rezultatin, që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Fiton thellë 6-1 Fiorentina me Chievon, me skuadrën nga Verona që ka shfaqur dobësi të theksuara në këtë fillim sezonit. Skuadrën vjollcë realizuan Milenkovic, Gerson, dy herë Benassi, Chiesa dhe Simeone, ndërsa golin e nderit për Chievon e realizoi Tomovic.
Goli i De Paul që në minutën e 9-të i mjaftoi Udineses për t marrë maksimumin e pikëve në Friuli ndaj Sampdorias, ndërsa Genoa fitoi 2-1 me Empolin. Përfundoi 0-0 takimi mes Frosinones dhe Bolognas, Cagliari barazoi 2-2 me Sassuolon, kurse Parma pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë 1-0 në fushën e Spalit, pas kthimit në Serinë A.